Deputetja Albena Reshitaj pjesë e Konferencës së Stomatologjisë në Nju Jork
29 nëntor 2021
| 15:45
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, po merr pjesë në Konferencën më të madhe profesionale të fushës së Stomatologjisë me mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota në Nju Jork.
Kjo konferencë për një javë prezanton të arriturat e fundit nga hulumtimet e avancuara shkencore, avancimi profesional praktik e deri te teknologjitë e fundit në shfrytëzim për punë sa më profesionale.