Deputetja Bajrami ka dy pyetje për Hekuran Muratin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka parashtruar dy pyetje për ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili tha se ata që nuk i duan 100 euro mund t’i refuzojnë duke mbushur një formular që ka përgatitur Ministria e Financave.
Ajo ka pyetur Muratin se a kanë mundësinë qytetarët mos t’i paguajnë faturat e rrymës.
“Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ‘’nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni’’, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzojnë ato. Dy pyetje për Hekuran Muratin:1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe 2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve? Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, ka shkruar Murati në “Facebook”.