Deputetja Blerta Deliu reagon pas largimit të fotografisë së presidentit Thaçi

04 shkurt 2020 | 13:12

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar sot pas largimit të fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga zyra e kryetare ssë Kuvendit, Vjosa Osmani dhe vendosjen e fotografisë së ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Deliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se fotografia zyrtare e presidentit, të cilën obligohen ta vendosin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në mjediset e tyre bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, sot u hoq nga kryeparlamentarja e re, Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore.

“Fotografia zyrtare e presidentit, të cilën obligohen ta vendosin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në mjediset e tyre bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, sot u hoq nga kryeparlamentarja e re, Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore. Mandati i saj është udhëheqja e organit që nxjerr dhe miraton të gjitha ligjet, por siç edhe dëshmoi, vetë ajo është selektive në zbatimin e legjislacionit të Kosovës. Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit”, ka shkruar Deliu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…