Deputetja Blerta Deliu vazhdon kampanjën “Gratë për Gratë” në Kamenicë dhe Viti

05 tetor 2020 | 13:44

Udhëheqësja e Departamentit për Politika Gjinore, Blerta Deliu, e shoqëruar nga deputetja Valdete Idrizi dhe zëvendësja e Departamentit, Kosovare Murseli, si dhe ish-deputetja Mexhide Topalli, në kuadër të kampanjës “Gratë për Gratë” kanë vizituar Kamenicën dhe Vitinë.

“Valdete Sahiti nga Vitia, e cila në kompaninë e saj ka të punësuara shumë gra, është vetëm njëra nga gratë ndërmarrëse që ka denoncuar publikisht qeverisjen komunale për politika diskriminuese dhe jo stimuluese. Të njëjtat shqetësime kishin edhe gratë në Kamenicë, ku vendimmarrja mbetet shumë larg kërkesave të qytetarëve, veçanërisht atyre të grave”.

“Rritja e numrit të grave në vendimmarrje dhe fuqizimi i rolit të tyre në shoqëri duhet të jetë synimi ynë i përbashkët”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihana pak ditë më parë prezantoi linjën e re të…