Deputetja Bogujevci kërkon që 14 prilli të jetë Dita e viktimave të dhunës seksuale

09 mars 2020 | 12:26

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka kërkuar që data 14 prill, të jetë dita e viktimave të dhunës seksuale, ditë kjo kur është përdhunuar Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Sot në Kuvend po flasim për përdhunimet që janë bërë nga forcat serbe. Nuk u bëmë zëri i tyre për këto vite. Dalja publike e Vasfijes ishte një moment i rëndësishëm për vendin tonë. Filluan të dalin në pah edhe mospuna e institucioneve për nevojat e tyre por edhe mospërkrahja e familjes. Njohja e vuajtjeve të tyre është drejtësi. Kam një kërkesë që data 14 prill kur është përdhunuar Vasfije Krasniqi, të jetë datë që i kujtojmë të gjitha viktimat e përdhunuara të luftës”, ka thënë deputetja Bogujevci në seancën e veçantë të Kuvendit, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se…