Deputetja Bogujevci kërkon që temat e krimeve serbe të trajtohen me më seriozitet në Kuvend
16 maj 2019
| 11:21
E mbijetuara e masakrës së 1999 nga forcat serbe në Podujevë dhe deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka kërkuar që temat e gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve të trajtohen me më seriozitet në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka kritikuar deputetët se duke qenë sot ditë e ngarkuar përplot me agjenda, po tentojnë të tejkalojnë lehtësisht këto tema të ndjeshme.
“Sot ka qenë përvjetori i Ukshin Hotit. Temat që janë caktuar sot janë tejet serioze dhe nuk duhet aq lehtë të tejkalohen. Ka deputetë prej secilit që kanë shkuar në ceremoni përkujtimore”, ka thënë Bogujevci.