Deputetja britanike: Britania duhet ta zgjasë mandatin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it
09 korrik 2023
| 13:52
Deputetja dhe kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe, Alicia Kearns, ka dalë me një kërkesë për kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
Ajo i ka kërkuar atij që Britania ta zgjasë mandatin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it.
“Jemi në epokën e diplomacisë parandaluese, koha për të mbrojtur stabilitetin është tani”, ka shkruar Kearns në “Twitter”.
Ajo ka shtuar se “mbrojtja nuk është përshkallëzim”.