Deputetja britanike çuditet që ende s’ka pasoja për Serbinë pas vrasjes së policit të Kosovës

05 tetor 2023 | 08:46

Deputetja britanike Alicia Kearns ka ritheksuar faktin sesi ende nuk ka pasoja për Beogradin edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, aty ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ajo në platformën X ka radhitur ngjarjet në veri dhe lirimin e Radoiçiqit dhe pas gjithë kësaj, ka shprehur habi se si Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e BE-së, ndërsa për Serbinë nuk ka pasoja.

Reagimi i saj i plotë:

Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi.

Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, ShBA-ja, BE-ja, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s.

Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së.

Diplomaci parandaluese?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 24 nga 29 dronët rusë…