Deputetja britanike flet në telefon me Kurtin për situatën në veri

07 qershor 2023 | 16:37

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns ka njoftuar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo njoftoi në Twitter se me Kurtin ka folur “lidhur me situatën në Kosovë, nevojën për deeskalim të tensioneve” dhe se kanë biseduar “qartë për faktorët destabilizues”.

Deputetja konservatore së fundmi ishte mjaft aktive duke komunetuar krizën e fundit në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se ndaj Kosovës po bëhet “presion i tepruar” dhe e ka dënuar “dhunën e orkestruar te zyrat e kryetarëve”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka sfida…