Deputetja britanike i quan hipokrizi ndëshkimet ndaj Kosovës
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) të shtunën ka dalë me një deklaratë të re lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.
DASh i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij, që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.
Sipas DASh-it, policët kosovarë po mbahen në burg në Serbi nën akuza të rreme.
E pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
Ajo në Twitter ka shkruar se e mirëpret këtë reagim të ShBA-së.
“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.
Welcome US confirming illegal detention of 3 Kosovar police on "spurious charges".
Unlike Kurti's decision on Mayors' offices this is an illegal act.
Yet swift punishment only for Kosovo?
As de-escalation key, sanctions may not help, but I call out hypocrisy & lack of balance. https://t.co/X9Zh5VF5DW
— Alicia Kearns (@aliciakearns) June 17, 2023
Zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller, përmes një deklarate për media tha se “arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”, tha Miller.