Deputetja britanike viziton familjen e policit të vrarë në veri: Më 24 shtator Afrim Bunjaku kishte shpëtuar shumë jetë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar në platformën X për vizitën tre ditore në Kosovë.
Në mesin e fotografive, Kearn ka ndarë edhe fotografinë e vizitës te familja e Afrim Bunjakut.
Ajo ka thënë se më 24 shtator Afrim Bunjaku kishe shpëtuar shumë jetë.
”Jam nderuar nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk ua larguan kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja të bëja nderimet e mia”, ka shkruar deputetja britanike.
Ajo ka shkruar edhe për takimin që e ka pasur me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama e aktivistë të shoqërisë civile.
Kearns ka thënë se është privilegj për të vizita e parë në Kosovë.