Deputetja Bunjaku-Rexhepi radhit 14 dështimet e Qeverisë Kurti: Skandale, tendera, nepotizëm dhe rritje të çmimeve
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka radhitur dështimet e Qeverisë Kurti, derisa thotë se 14 shkurti mban vulën e dështimit në shumë fusha.
Dështime, skandale, tendera, shuarje e rritje të çmimeve janë disa nga gjërat që i përmend deputetja.
“14 Shkurti mban vulën e dështimit në ekonomi, ndërmarrësi, tregti e industri 14 dështimet e Qeverisë Kurti 2, me depresion politik dhe ekonomik:1. Dështim në sjelljen e investitorëve të huaj dhe nga mërgata;2. Dështim në sigurim të energjisë elektrike në vitin e parë të qeverisjes etj” shkruan ajo në Facebook.
Shkrimi i plotë:
14 Shkurti mban vulën e dështimit në ekonomi, ndërmarrësi, tregti e industri
14 dështimet e Qeverisë Kurti 2, me depresion politik dhe ekonomik:
1. Dështim në sjelljen e investitorëve të huaj dhe nga mërgata;
2. Dështim në sigurim të energjisë elektrike në vitin e parë të qeverisjes;
3. Skandali me rezervat shtetërore;
4. Skandali në KEK;
5. Nepotizëm e militantizëm partiak në punësim;
6. Tenderë njëburimorë me negociim;
7. Shuarje enorme e bizneseve;
8. Rritje e importit të tregtisë nga Serbia dhe ngecje për import nga Shqipëria;
9. Politika të pafavorshme për masat ndaj rritjes së çmimit të artikujve dhe shërbimeve për çdo gjë;
10. Rritje dy herë e çmimit të energjisë elektrike;
11. Subvencionim në energji solare dhe energjetikë pa kritere;
12. Mungesë mbështetjeje për ndërmarrjet e vogla e të mesme sa do të duhej;
13. Asnjë politikë që nxitë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
14. Mosfaturim i energjisë elektrike në Veri, humbje e sovranitetit energjetik me Elektroseverin e Serbisë, ndonëse thonin do ta bënin vetëm pas 6 muajsh…