Deputetja Bytyqi: Koeficientin e pagave e di vetëm Kurti, nuk e di as ministri i Financave
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur për Ligjin e Pagave që është miratuar sot në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës. Ligji i miratuar ka lënë mister vlerën e koeficientit të pagave.
Deputetja, në “DPT te Fidani” të T7, ka thënë se vlerën e koeficientit nuk e dinë as deputetët e Vetëvendosjes, që i kanë dhënë votë këtij ligji.
Ajo ka thënë se këtë përshtypje e ka fituar nga bisedat me miqtë e saj deputetë në VV.
Deputetja ka thënë se informacione të tilla, siç është rasti me vlerën e koeficientin e pagave, ka vetëm kryeministri Albin Kurti.
Ajo ka thënë se informacionet nuk i ka as ministri i Financave, Hekuran Murati, një prej ministrave të afërt të kryeministrit
“Informatat i ka vetëm Albin Kurti. Askush tjetër. As ministri i Financave nuk i di”, ka thënë ajo.