Deputetja Deliu kujton rënien e komandant Malush Ahmetit
15 maj 2021
| 14:46
Në përvjetorin e rënies së heroit të Kosovës, komandant Malush Ahmeti, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se do të përulen para veprës së tij dhe të shumë djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Emrat e tyre dhe të gjithë dëshmorëve tjerë do të kujtohen përherë për flijimin e tyre në emër të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në “Facebook”.