Deputetja Deliu paditë për shpifje ministren Albulena Haxhiu
08 shtator 2023
| 10:46
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka njoftuar se sot ka dorëzuar në gjykatë padinë për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku sipas Deliut, ajo ka thënë të pavërtetat në studio televizive dhe pret të merr përgjigjen e merituar.
Ministrja Haxhiu ka akuzuar Deliun se ka marrë më shumë se 2000 euro pa shkuar fare në mbledhjen e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.
“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre!”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.