Deputetja Deliu: Vështirë të thuhet se sivjet do të liberalizohen vizat

18 shkurt 2019 | 10:53

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk pritet që as sivjet të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.

“Vendimi për vizat ka qenë vendim që nuk është pritur as ne si politikanë. Para tri ditëve jemi kthyer nga Strasburgu ku është potencuar nga europarlamentarë se Kosova meriton liberalizmin  vizave”.

“Tash momentumi politik nuk është në favorin tonë. Shumë vende kanë probleme të brendshme dhe BE është duke u përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Kodra në Sytë Shtatë në “Klan Kosova”.

“Është vështirë të thuhet që këtë vit do të ketë liberalizim të vizave. Vitin e kaluar ka pas shumë deklarata. Po konsideroj se është vështirë të deklarohet nëse këtë vit do të liberalizohen vizat. Nuk besoj se mund të jemi në agjendë këtë vit”.

Në anën tjetër ajo duke folur për përfaqësimin e grave në politikë, ka thënë se situata qëndron mirë sa i përket Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti…