
Deputetja e AAK-së i çon çipsa dhe smoka ministrit Murati
30 qershor 2022
| 14:41
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për deklaratat e tij të mëhershme lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilat janë publikuar dje.
Ajo i ka dërguar çipsa, smoka dhe shkopinj të njelmët ministrit Murati.
“Unë kam një dhuratë për ju ministër që keni fyer veteranët”, i ka thënë Kadrijaj, Muratit.