Deputetja e AAK-së i reagon Muratit: Sa del me emocione në ‘Facebook’, ulu gjeje zgjidhjen për komunat
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga Suhareka, Albana Bytyqi, ka reaguar pasi kësaj komune iu bllokuan xhirollogaritë.
Bytyqi ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, t’i lë postimet në “Facebook” dhe të ulet e të gjej zgjidhje.
“Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qendror e jo nga komunat. Është tejet skandaloze që tashmë edhe Komunës së Suharekës i janë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë dhe kësisoj edhe pengohen shumë projekte kapitale që janë në të mirë të qytetarëve. Ministri Hekuran Murati sa del dhe reagon me emocione në ‘Facebook’, do të ishte më mirë që të ulej dhe të bënte zgjidhje sesa të hedh fajin te komunat për diçka që Komunat nuk e kanë në dorë. Boll u viktimizuat. Bëni zgjidhje!”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.