Deputetja e AAK-së ia kujton Kurtit “veturat e zeza”

15 shtator 2022 | 11:41

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ia ka kujtuar një fjalim kryeministrit Albin Kurti, të bërë disa vite më parë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetja e AAK-së ajo e citoi një deklaratë të mëhershme Kurtit: ‘Nuk ka kuptim që hajnat dhe injorantët atje lart që shëtitën me vetura të zeza dhe shoferë, të marrin dhjetëra milionë euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos të marrin’. “Këtë e keni thënë ju kryeministër”, iu drejtua Kadrijaj kryeministrit Kurti.

E i tregoi se sot po vozitët me vetura të zeza. “Sot po vozitesh edhe me vetura të zeza dhe me shoferë, edhe pse po shpenzon qindra mijëra euro duke shkuar dhe shëtitur në ShBA e Greqi me nga dy – tri javë. E injoron kërkesat e drejta të grevistëve. Ulu e mos e përçajë popullin, mos i përçajë arsimtarët, prindërit e nxënësit”, ka thënë deputetja Kadrijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në…