Deputetja e AAK-së: Kurti me ekzibicione po provon t’i bindë votuesit e tij se nuk e ka pranuar Asociacionin
Kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ta dërgojë draftin e Asociacionit në Komisionin e Venecias është duke u vlerësuar si ekzibicion nga deputetët e partive opozitare.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë për “Ekonomia Online”, ka thënë se deklarata e shefit të qeverisë është tërheqje e vëmendjes së votuesve të tij për pranimin e Asociacionit.
“Kurti po mundohet në bazë të këtyre ekzibicioneve ta largojë vëmendjen dhe t’i bind militantët e tij se nuk e ka pranuar Asociacionin. Por, në fakt e ka pranuar, njëjtë sikurse i dhurojë tokat e manastirit të Deçanit për Këshillin e Evropës, njëjtë tash për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kadrijaj.