Deputetja e AAK-së, Kurtit: Kryeministër, qysh je, qysh i ke pasanikët?
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta. Sipas medieve, paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij, por edhe të baxhanakut të tij.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila përmes një shkrimi në Facebook tha se dikur LV-së i gjendeshin gurë dhe molotovë, ndërsa sot mbi 50 mijë euro të padeklaruara.
Ajo ia ka bërë dy pyetje kryeministrit Kurti: Qysh je? Qysh i ke pasanikët?
“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët?”, shkroi Bytyçi në Facebook.