
Deputetja e AAK-së, Listës Serbe: Ju përfaqësoni në Kuvend vetëm interesat e Beogradit
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila është edhe anëtare e Komisionit për të drejtat e njeriut në seancën e sotme e ka akuzuar deputeten e Listës Serbe, Jasmina Dedic për mosbashkëpunim lidhur me një takim që kanë kërkuar me kreun e Mitrovicës së Veriut.
Haxhiu në seancën e sotme ka thënë se e kanë lutur deputeten Dedic që t’ju sigurojë një takim, por sipas saj e njëjta nuk e ka bërë këtë.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se deputetët e Listës Serbe përfaqësojnë vetëm interesat e Beogradit.
“Ju përfaqësoni interesat e Beogradit. Nuk i përfaqësoni ata serb. Ma thoni qysh e keni dëshmuar? Ne si komision kemi tentuar me bërë diçka, me ia ndryshuar jetën banorëve. E kemi kërkuar një rrugë e cila për ta është jetike, kjo nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Haxhiu.