
Deputetja e AAK-së: Ministri Vitia amnistoi aktivistët e LV-së (Foto)
02 maj 2020
| 15:58
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj e ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se ka liruar nga konviktet aktivistët e LV-së, raporton “Epoka e re”.
“Të gjithë e kuptojmë ligjin, dhe e kuptojmë se ligji duhet të respektohet nga të gjithë: askush nuk është mbi ligjin. Ministri i Shëndetësisë paska amnistuar aktivistët e VV, duke i liruar nga karantina në konvikte. Tash le të përgjigjët ministri pse ka ndodhë kjo!”, ka shkruar Kadrijaj në profilin e vet në “Facebook”.