Deputetja e AAK-së për qeverinë Kurti: Nuk e ka asnjë të arritur
25 shtator 2024
| 11:09
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur rreth qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Kadrijaj ka vlerësuar se Kosova i ka humbur aleatët.
Ajo ka vlerësuar se qeveria dhe kryeministrit Kurti nuk e ka asnjë të arritur.
“I kemi humbur aleatët tanë për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara. Kjo qeveri ka ardhur me pompozitet në qeverisje. Popullit i ka premtuar shkopin magjik. Ta udhëheqës komplet qeverinë, ta kesh shumicën parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe mos ta kesh një të arritur, në fakt asnjë të arritur është dëshpëruese dhe denigruese”, ka thënë Kadrijaj për “Kanal10”.