Deputetja e AAK-së: Projektligji për Byronë shtetërore i shkel të gjitha të drejtat e njeriut
07 korrik 2022
| 13:26
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka folur për Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo këtë projektligj e ka konsideruar si shkelje të të drejtave të njeriut. Bytyqi ka thënë se ky projektligj ka mangësi të shumta.
“Projektligji për Byronë shtetërore i shkel të gjitha të drejtat e njeriut dhe shohim se ka mangësi të shumta në formën që na është prezantuar”, është shprehur ajo.