Deputetja e AAK-së: Qeveria e së majtës është zgjuar në krahë të majtë
25 gusht 2022
| 17:14
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar lidhur me kërkesën e qeverisë për t’i pezulluar nga paga të gjithë punëtorët që i janë bashkuar grevës.
Përmes, një postimi në llogarinë e vet në “Facebok”, Bytyqi ka shkruar se kjo qeveri nuk është e majtë.
Ajo, ka thënë se fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti është kjo që e shihni sot, dhe “fatkeqësisht keni për ta parë edhe secilën ditë tjetër”.