Deputetja e AAK-së, qeverisë: A është parakusht ‘Zajednica’ për anëtarësim në KE?
25 prill 2024
| 12:38
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka pyetur qeverinë se a është Asociacioni i komunave me shumicë serbe parakusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës (KE).
Kadrijaj ka kërkuar nga qeveria të jetë transparente me publikun.
“Kosova këto ditë e kishte një lajm të mirë, sepse është më afër anëtarësimit në KE. Por, kjo qeveri duhet me qenë transparente se a është edhe një parakusht. A duhet të bëhet edhe ‘Zajednica’? Tregoni këto, jeni transparent me publikun, me qytetarët e Kosovës”.
“A është në rregull, tokat e manastirit, por edhe Asociacionin për në KE. Çfarë duhet të bëjë Kosova kur dëshiron të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së?”, ka thënë Kadrijaj në Kuvendin e Kosovës.