Deputetja e AAK-së shërohet nga Covid-19

28 korrik 2020 | 14:48

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, ka bërë me dije se është shëruar nga koronavirusi.

“Pas vetizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKShPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid-19”, ka shkruar Reshitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Reshitaj jka theksuar se pas shërimit do t’i kthehet punës.

“Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKShPK-së”, ka shkruar Reshitaj. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/posts/907164476460197

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa përplasjeve verbale në mes të deputetëve të opozitës…