Deputetja e AAK-së: Takimi Haradinaj-Merkel kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizimin e vizave
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se takimi i nesërm në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kancelares të Gjermanisë, Angela Merkel është kundër ndarjes se Kosovës dhe për liberalizimin e vizave.
“Takimi Haradinaj-Merkel: kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizimin e vizave. Takimi i nesërm i kryeministrit Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës. Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barrierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave. Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euroatlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët. Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156237554891884&set=a.10151276020756884&type=3&theater