Deputetja e LDK-së e quan Kurtin mashtrues
05 maj 2022
| 08:31
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti mashtrues pas takimit të tij të mbrëmshëm me Vuçiqin në Berlin.
Deklarata e saj:
“Kurti i shkeli të gjitha parimet me të cilat erdhi në pushtet. Shijoi darkën me Vuçiqin, në një tavolinë të përbashkët. Nuk e di ku mund ta ketë gjetur motivin për të buzëqeshur përballë udhëheqësit të shtetit gjenocidal, që mohon edhe masakrat në Kosovë?!
Kryeministër mashtrues!”.