
Deputetja e LDK-së: E respektojmë vendimin e gjykatës
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se e mirëpresin njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Më tutje Bunjaku-Rexhepi shprehet optimiste, ndërsa thotë se LDK-ja nuk do të dalë keq në zgjedhjet e ardhshme. “Me numra nuk mund të flas, sepse qytetarët janë ata që vendosin për numra. Por ne dalim me ofertën tonë. Është jokorrekte me mendu cila parti del ma mirë ose më keq, sepse qytetarët janë ata që vendosin”, ka thënë ajo
E pyetur nëse LDK-ja po e përfundon një mandat në gjysmë me një qeveri jolegjitime?, ajo është përgjigjur: “Nuk pajtohem. Nuk është vetëm qeveria e LDK-së që po e mbaron mandatin në gjysmë. Shumë qeveri pas pavarësisë e kanë ndalur mandatin në gjysmë dhe asnjë mandat nuk ka shkuar deri në fund. Çdo vendim të gjykatës dhe institucioneve tona i respektojmë si vendime demokratike”, tha ajo në Klan Kosova.