Deputetja e LDK-së ia përmend Kurtit xhipat e zi

18 nëntor 2021 | 11:38

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka përmendur xhipat e zi kryeministrit Albin Kurti.

Në seancën e sotme parlamentare, ajo ka thënë se kryeministri nuk ka lënë vend pa shkuar gjatë fushatës me xhipat e zi, të cilët i kishte kritikuar sa ishte në opozitë.

“Para se të vini në pushtet, keni premtuar pagë minimale 350 euro…. Tani kur u afrua koha e zgjedhjeve lokale, vendosët t’i ndani nga 100 euro shtesë, por kjo nuk ju kreu punë. Sepse edhe xhipat e zi, të cilët nuk mundem pa i përmend, i patët kritikuar shumë sa ishit në opozitë, ndërsa tash nuk leni vend pa shkuar me ta”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka deklaruar  se kjo paraqitje nuk i kreu punë partisë në pushtet gjatë zgjedhjeve lokale. “Por nuk ju kreu punë as ajo paraqitje, sepse qytetarët tashmë janë të bindur se ju i keni vendosur interesat personale mbi interesat e tyre”, është shprehur ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, në…