Deputetja e LDK-së ironizon me Haxhi Avdylin: Dejona është grua e dashur, kur të do e lëshon rrymën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Haxhi Avdylit për Dejona Mihalin.
Avdyli ka thënë se “Dejona është grua e dashur, të përqafon sapo të sheh”.
Krasniqi ia ka kthyer duke thënë se ajo e lëshon dhe e ndal rrymën kur të do.
“Dejona është grua e dashur’, kur të do e lëshon rrymën kur të do e ndal rrymën. Masha e Albinit është Dejona ndërsa ju të tjerët jeni vetëm servilë rreth saj. Me kohën do të qeshni edhe ju me veten tuaj”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Reagimi vjen pasi Haxhi Avdyli, deputet i partisë “GUXO”, ka vazhduar më lëvdatat për figurën e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
Pasi në një intervistë tjetër e vlerësoi s’i grua të dashur, në “Tëvë 1”, Avdyli ka thënë se Mihali është grua e mirë. Madje, Avdyli ia vendosi edhe një epitet tjetër, duke e quajtur Mihalin “shumë të dijshme”.
“E kanë një urrejtje të thellë veç pse është nga Shqipëria. Nuk ka nevojë me thanë, po t’i e ndjen…Nuk ka pushtet të jashtëzakonshëm. Është një grua e mirë, e cila është shumë e dijshme, i njeh ligjet, e njeh punën, ka bashkëpunim me një grup të madh të ekspertëve, sepse ajo është kryetarja e ekspertëve”, ka thënë Avdyli.