Deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Kurtit, shkak masat e “dëmi ndaj vendit”
Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se edhe pse janë bërë një vit që nga vendosja e masave të Bashkimit Evropian, qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës nuk ka punuar as gjë në heqjen e këtyre masave.
Për këtë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shtuar se qëndrimi i partisë së saj është që Kurti të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të reja.
Ajo ka shtuar se me këtë legjislaturë nuk është duke funksionuar as puna e Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri Kurti duhet që të punoj më shumë sepse po në këtë qeverisje të tij për herë të parë ne kemi masa nga Bashkimi Evropian, tash e një vit e nuk punohet as gjë me heqjen e masave dhe kryeministri Kurti po merret me punë të kota me deklaratat të rrejshme për votues që i ka mushtuar tash e katër vite. Qëndrimi i LDK-së ka qenë se duhet me dhënë dorëheqje se ka dështuar në qeverisje, mirëpo po presim dita e ditës se çka është duke ndodhur. Ju jeni duke e parë që nuk janë duke funksionuar as seancat as komisionet për arsye që të gjithë janë ndryshuar”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi sa i përket marrëveshjes së Brukselit ka thënë se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, janë dakorduar për to dhe se ato duhet të implementohen nga të dyja palët.
Krasniqi ka thënë se pavarësisht kundërshtimeve që ka bërë Kurti në të kaluarën kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në këtë marrëveshje e ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive.
“Nëse i referohemi marrëveshjes së Brukselit dhe aknes marrëveshje së Ohrit ajo është një marrëveshje dhe ajo duhet që të implementohet nga të dyja palët. Dhe është po ky kryeministër që ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive, ju e dini se çfarë protesta kanë mbajtur dhe si është djegur Kuvendi në kohën kur është folur për ‘Zajednicën’”, ka thënë ajo për EO.
Deputetja e LDK-së ka shtuar se deri më tani çfarë do vendimesh që ka marr kjo Qeveri kanë qenë në dem të Kosovës dhe që kanë prishur marrëdhëniet me ndërkombëtaret.
“Deri më tani çfarë do vendimesh që ka marr ka marr kundër aleatëve tanë ndërkombëtar. Të gjitha vendimet që i ka marr janë të gabueshme dhe kjo na ka dërguar deri të ajo që të kemi masa nga BE-ja. Do të thotë nuk është dakorduar me ta dhe kjo është shqetësues për ne dhe për popullin e Kosovës. Për herë të parë kemi një pozitë në qeverisje ku as një herë nuk dakordohet me opozitën për as një pikë, për here të parë ndodh kjo. Në të kaluarën ka qenë një ujdi, janë ulur dhe dakorduar. Mirëpo ne marrim vesh për takime vetëm për mese mediave dhe as kush nuk flet në seance as me takimet e as gjë tjetër. Vetëm dorëheqja e kryeministrit Kurti dhe kësaj partie që është në pushtet”, ka thënë ajo.