Deputetja e LDK-së: Më vdiq tezja për shkak të ndaljes së rrymës

28 dhjetor 2021 | 23:31

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thotë se tezja e saj ka ndërruar jetë, për shkak, siç thotë ajo, nga reduktimet e energjisë elektrike.

Ajo në Kanal10 deklaroi se tezja e saj ishte me oksigjeno-terapi, teksa po trajtohej në shtëpi.

Deputetja shtoi se si pasojë e ndaljes së energjisë elektrike kishte mbetur pa oksigjen dhe më pas ka ndërruar jetë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

“Mua para dy jave më ka vdekur tezja. Ka qenë me oksigjeno-terapi dhe ka qenë në shtëpi është ndalur rryma, derisa është ardhur ndihma e parë me marrë, ajo nuk ka mundur të rrijë asnjë moment pa oksigjen dhe ju ka keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Po kjo ka ndodhur bash për shkak të ndaljes së rrymës sepse ndalja e oksigjenit ia ka dëmtuar mushkëritë edhe më shumë derisa ne e kemi dërguar në spital të nesërme ka vdekur”.

“Ndoshta kjo nuk është shkaktari por mjekët e kanë konstatuar. Mua me mbetet merak sikur të kishte rrymë ajo do të vazhdonte të jetonte edhe më tutje me përkujdesjen e mjekëve, por kohe derisa ne e kemi bartur në emergjencë ju ka përkeqësuar gjendja edhe më shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, jemi mёsuar ta…