Deputetja e LDK-së: Ministrave të Kurtit dje u dolën pagat 400 euro më të larta
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pagat të cilat dje i kanë marrë zyrtarët shtetërorë pas miratimit të Ligjit të Pagave.
Bajrami ka thënë se ministrave të qeverisë Kurti dje u kanë dalë pagat për rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar.
Madje, ajo ka thënë se tashmë ka filluar edhe një tallje nga këta ministra karshi qytetarëve.
Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët. Mosni se nuk është mirë kështu! Ministrja paska thanë janë kursyer 1 milion euro. Ku ministre ke kursyer, pasi të dhënat e KOSTT-it dhe ZRrE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestuar thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.