Deputetja e LDK-së: Nuk frikësohemi sikurse LV-ja

14 shtator 2020 | 21:29

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se sa i takon dialogut me Serbinë partia e saj nuk frikësohet dhe nuk paragjykon si Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka folur kështu në “Imazh” te RTK.

“Kur SHBA-ja është aty Kosova duhet të ndihet shlirë. Hoti ka arritur ta mbrojë interesin e vendit. Nuk është shkelur Kushtetuta. Prandaj nuk duhet paragjykuar ende pa ardhur kryeministri në Kuvend për të raportuar. Kurti u tremb prej thikave, prej Shtëpisë së Bardhë, prej Brukselit. LDK-ja nuk frikësohet dhe nuk paragjykon”, i ka thënë ajo deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqit.

“Vetëvendosje e pati rastin, kishte postin e kryeministrit, pse nuk qëndroi. Vetëvendosje duhet t’i japë llogari elektoratit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida mes PSG dhe Marseille pati shumë probleme në sekondat…