Deputetja e LDK-së për fjalimin e Kurtit: Fluturojnë, fluturojnë rrenat

14 prill 2024 | 13:47

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo disa fjalët e Kurtit i ka quajtur gënjeshtra. Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se gënjeshtra dhe Kurti kanë një marrëdhënie të përhershme.

“Fluturojnë, fluturojnë rrenat e Kurtit. Ai nuk po gënjen veç për toke por edhe për hava. Po thotë se në qeverisjen e tij ‘më shumë qytetarë kthehen në Kosovë se sa që largohen’. Definitivisht, rrena dhe Kurti kanë një marrëdhënie të përhershme”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diel) më 14 prill shënon Dita memoriale e…