Deputetja e LDK-së: Shefja e grupit parlamentar të LV-së po shpif (dokument)

08 shkurt 2022 | 12:21

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, pasi kjo e fundit në seancën parlamentare tha se LDK-ja nuk ka dorëzuar komente në ZReE në lidhje me tarifat e reja të energjisë elektrike.

Deputetja e LDK-së ka bërë me dije se kjo parti ka dorëzuar komente në ZRrE, në ZKM, në MFT dhe në ME.

“Shefja e grupit parlamentar të LV-së sapo shpifi në seancë që LDK-ja nuk ka dorëzuar komente në ZRRE lidhur me dokumentin konsultativ të ZRRE-së. LDK-ja ka dorëzuar komente në ZRRE, në ZKM, në MFT dhe në ME. Shihni dok. e protokoluar”, ka shkruar deputetja Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur konferencë urgjente për…