Deputetja e LDK-së: Strategjia për energjinë, punim i dobët seminari
22 dhjetor 2022
| 16:42
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se nuk do ta votojnë Strategjinë për energjinë.
Sipas saj, strategjia nuk tregon se si do të tejkalohen sfidat energjetike që ka Kosova. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se kjo strategji është një punim i dobët seminar.
“Strategjia e energjisë është vetëm analizë, vetëm tekst pa as një zgjidhje. Është një punim i dobët seminar. Më e keqja është strategji për 10 vjet por që nuk jep zgjidhje as për këtë dimër”.
“Kjo strategji nuk ka vizion të qartë. Nëse kalon kjo strategji është një dështim total i fushës së energjisë sikur se në fushat e tjera në jemi kundër”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.