Deputetja e LDK-së thotë se sipas ambasadave të huaja në Kosovë, 170 persona në ditë e lëshojnë vendin

25 qershor 2024 | 22:04

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë shifra “tronditëse” kur ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova. Një gjë e tillë zyrtarisht nuk është thënë nga ambasadat, por ajo ka thënë se sipas ambasadava të huaja në Kosovë, rreth 170 persona në ditë ikin nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

“Ka ikje të madhe. Sipas të dhënave që posedojmë, rreth 170 persona ikin brenda ditës”, u shpreh ajo në Context, ATV.

“Ashtu janë të dhënat sipas ambasadave të huaja të Republikës së Kosovës, ato që janë të akredituara në Prishtinë. 17o persona në ditë largohen nga Kosova”, tha deputetja e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanisë punëkryese për rinovimin e Klinikës së Pediatrisë në QKUK,…