Deputetja e LV-së kërkon largimin e menjëhershëm të fotografisë së viktimës të dhunës seksuale
16 maj 2019
| 15:02
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga mediet që të largohet fotografia e viktimës së dhunës seksuale e cila është prezantuar sot nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.
“Kërkoj nga mediet që ta heqin foto sepse familjarët janë të shqetësuar. Janë tepër të shqetësuar dhe kanë kërkuar ta heqin. Zonja Brovina është komplet e padrejtë ajo që ke bërë. Thua se viktima është gjallë imagjino traumën që ka kaluar ajo dhe familjarët që ta shohin atë fotografi. Nëse mua me ishte paraqitur një foto prej ngjarjes sikur ka ndodhë për mua do të ishte traumë. Është e padrejtë dhe e padinjitetshme”, ka thënë Bogujevci.