Deputetja e LV-së kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj medieve

14 korrik 2022 | 14:08

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj medieve në Kosovë.

Pacolli ka deklaruar se në raportin e Parlamentit Evropian është thënë se “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.

Sipas Pacollit, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe ato online.

Teksa ka përmendur si burim të fjalëve të saj këtë raport të Parlamentit Evropian, Pacolli ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë për të marrë masa dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me funksionimin e medieve si dhe identifikimin e pronësisë së medieve në Kosovë.

“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e medieve, transparencën si dhe me identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli në Kuvendin e Kosovës teksa ka folur për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e…