Deputetja e LV-së: LDK-ja po i ngatërron zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit
Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në mes të kësaj lëvizje dhe LDK-së, ka thënë se partia e Isa Mustafës është duke i ngatërruar zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit.
Ajo ka thënë se propozimi i Vetëvendosjes për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar.
“Ajo që është e dhimbshme tani, është fakti se propozimi nga ana jonë për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar, përfshi edhe një figurë, siç po e quajnë përfaqësuese. Pra, respektim i konstituimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet dhe vullneti qytetar, Kuvendi dhe Qeveria. Por, JO! Refuzim. Kërkesa për president konsensual, kur vjen koha, ishte e papranueshme për palën tjetër! Pra, as nga Vetëvendosje e as nga LDK, por një qytetar me përkrahje të gjerë. Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha” ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/