Deputetja e LV-së: Marrëveshja nuk pretendon ta sjellë njohjen defakto nga Serbia

04 tetor 2021 | 11:29

Deputetja e Lëvizje Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë para deputetëve në Kuvend foli për marrëveshjen e 30 shtatorit në Bruksel për targat.

Ajo ka thënë se kjo marrëveshje ia sjell Kosovës disa përfitime.

“Më 30 shtator 2021 në Bruksel u arrit marrëveshja përmes së cilës Kosova arriti të vendos principin e reciprocitetit në raport me Serbinë, marrëveshja i sjell Kosovës disa përfitime njëherazi”.

“Që nga dita e djeshme nuk ka barrikada në rrugët e Kosovës. Njësia Speciale e Kosovës pas 12 ditësh angazhim të shkëlqyer në mbrojtjen e vendkalimeve kufitare dhe stafit doganor e policor, mund t’i përkushtohet detyrave të tjera. Veturat që hyjnë nga Serbia do të trajtohen edhe më tej në bazë të reciprocitetit të plotë, duke u vendosur afishe ngjitëse që mbulojnë elementet shtetërore të vendit që nuk e njohin”, ka thënë Mulhaxha-Kollçaku.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se kjo marrëveshje nuk pretendon të sjellë njohjen nga Serbia.

“Kjo marrëveshje nuk është dhe nuk pretendon të jetë historike. Marrëveshja gjithashtu nuk e sjell dhe as nuk pretendon të sjellë njohjen defakto nga Serbia”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo marrëveshje është dashur të arrihet dhe zbatohet shumë vite më herët dhe se Kosova është dashur të vendos afishe që nga shtatori i vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Japonisë ka miratuar Fumio Kishidën në postin e…