Deputetja e LV-së: Raporti i Progresit evidenton përparimin e vendit
31 tetor 2024
| 11:39
Deputetja Fjolla Ujkani, ka folur në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për Raportin e sivjetmë të Progresit.
Ajo ka thënë se raporti “evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme”.
Ujkani ka thënë se “një nga arritjet më domethënëse të këtij viti është lëvizja pa viza”.
“Kjo përbën një hap historik për Kosovën drejt integrimit të plotë dhe tregon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj standardeve evropiane”, ka thënë Ujkani.