Deputetja e LV-së: Serbia shtyp demokracinë, BE-ja të ndryshojë qasje
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kreziu, ka vlerësuar e Serbia është një shtet “që shkel demokracinë” dhe se rrjedhimisht Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndryshojë qasje ndaj saj.
Shpresat ajo i vendos te pasuesja e Josep Borrell-it, Kaja Kallas, në pozitën e përfaqësues së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
“Kam shpresë se zonja Kallas do t’i japë një qasje ndryshe krejt procesit të dialogut në përgjithësi dhe do të ketë qasje ndryshe ndaj shteteve që synojnë me shtyp apo shkel demokracinë siç bën Serbia në këtë rast…Zonja Kallas duke qenë nga një shtet që është në kufi me Rusinë dhe duke qenë se kanë pasur vazhdimisht probleme të sigurisë atje, besoj se e dinë shumë mirë sa i rëndësishëm është ndërtimi i demokracisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor që synojnë t’i bashkohen BE-së. Besoj se Kallas do të ndërtojë një strategji të re në dialog që do të sjelltë rezultate pozitive”, ka thënë ajo për “Kosovapress”.