Deputetja e LV-së: S’pranojmë asnjë kushtëzim për asociacionin

12 dhjetor 2021 | 13:39

Lëvizja Vetëvendosje është e palëkundur në qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti, kanë thënë se pavarësisht presioneve ndërkombëtare s’do të pranojnë asnjë kushtëzim, megjithëse sipas tyre po tentohet të ndërlidhet liberalizimi i vizave me asociacionin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyeseni, ka thënë për “Kosovapress”, se kushtëzimet e BE-së dhe Serbisë nuk do të sjellin progres në dialog.

“Ne po kushtëzohemi edhe një herë tjetër me Asociacionin duke u thirr me atë se po e bëtë Asociacionin do të shkoni drejt liberalizmit të vizave, por nuk duhet të harrojmë këtu se vazhdimisht jemi kushtëzuar me liberalizmin e vizave. Ai nuk ka ndodhë as atëherë kur u kushtëzuam me  demarkacion, kështu që nuk duhet ta pranojmë një tjetër kushtëzim, përderisa ne kemi shënuar rezultatet pozitive sa i përket përmbushjes së kritereve. Nëse jemi në rregull që i kemi  pambushur kriteret për t’u bërë liberalizmi i vizave, atëherë pse duhet të na kushtëzojnë me një tjetër çështje që është asociacioni e aq më tepër që po flitet për një asociacion një etnik që është i dëmshme, i rrezikshëm  dhe që ndihmon shumë në defunksionlizimin e shtetit tonë, kështu që ne nuk mund ta pranojmë as këtë kushtëzim as ndonjë tjetër që vjen karshi një teme që ne kemi arritur t’i përmbushim të gjitha kriteret e kërkuara”, ka thënë ajo.

Deputetja e mazhoracës ka thënë se ekzekutivi është i gatshëm për të bërë agjendë të përbashkët shtetërore për dialogun me spektrin politik, por jo duke u ngutur dhe duke iu përshtatur interesave të Serbisë.

Deputetja e VV-së: Asnjëherë nuk e kemi nisur mocionin duke besuar se duhet  ta përkrahë PDK-ja

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në shtetin verilindor të Indisë Assam tha të shtunën…