Deputetja e LV-së thotë se s’ka pajtim me PDK-në për datën e zgjedhjeve

16 maj 2024 | 15:55

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka komentuar takimin e para tri ditëve të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryeziu ka mohuar se ka dakordim në mes të LV-së e PDK-së për datën e zgjedhjeve.

Pavarësisht kësaj, Kryeziu ka vlerësuar se LV-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Ky veprim është i mirë që po e bënë opozita por kjo nuk do të thotë qe jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve te parakohshme sepse deri me tani kemi pare që nuk ka ndonjë iniciativë të këtij lloji sepse nëse vërtete do të donin zgjedhje të parakohshme opozita ata do ta bënin këtë veprim por më sa duket nuk po duan zgjedhje të parakohshme aq sa po e thonë vazhdimisht që tri vjet e gjysmë. Nuk ka dakordim për datë… Tash mund të flasim data të ndryshme. Ne jemi të gatshëm, por opozita nuk është e gatshme përndaj nuk është e gatshme të marrë veprimet e nevojshme brenda Kuvendit për shpërndarje”, ka thënë Kryeziu për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julian Nagelsmann, trajneri i kombëtares së Gjermanisë, shpjegoi faktin që…