
Deputetja e LV-së: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Kurti
10 prill 2025
| 16:06
Deputetja zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni është shprehur e bindur se Albin Kurti do të jetë kryeministër.
“Të martën më 15 prill besoj që do të fillojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe me procedurat e tjera. Unë e di që kryeministër do të jetë Albin Kurti prapë dhe qeveria Kurti 3 do të formohet. Kjo bëhet sigurisht nëse i kemi numrat. E unë besoj që i kemi”, ka thënë Kryeziu- Hyseni.
Edhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes thanë se i kanë numrat.